Telegrafi

Sot shënohet Dita e komunitetit boshnjak

Sot në Kosovë do të shënohet Dita e komunitetit boshnjak.

Lidhur me këtë, Zyra për Çështje të Komuniteteve mban konferencën ceremoniale për festimin e kësaj dite.

Kjo konferencë do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 09:00.

Po ashtu, organizime me rastin e kësaj dite do të ketë edhe në Komunën e Prizrenit, duke filluar nga ora 17:00, pjesë e të cilave do të jetë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.