Site icon Telegrafi

Sot shënohet dita e gazetarëve sportivë në botë

2 Korriku në mbarë botën shënohet nga gazetarët dhe institucionet e gazetarëve sportive.

Kjo ditë synon të njohë punën e gazetarëve të sportit dhe t’i inkurajojë ata të bëjnë më mirën në punën e tyre.

Gazetarët e sporteve ndihmojnë miliona njerëz në botë për të marrë informacion mbi sporte të ndryshme.

Ky profesion ka ndihmuar në zhvillimin e shumë llojeve të lojërave në të gjithë botën.

Gazetarët sprotivë në mbarë botën, i kanë shoqatat e tyre për të ruajtur standardet e tyre në profesionin e tyre.

Më 2 korrik 1924 u themelua Asociacioni Ndërkombëtar i Gazetarëve Sportivë të Kosovës (AIPS), i cili së shpejti feston edhe shekullin e parë të ekzistencës.
Tash e sa vite, 2 Korriku shënohet edhe në Kosovë nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK).

SHGSK gjatë ditës së sotme në orën 13:30 do të pritet nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe presidenti Ismet Krasniqi.

Exit mobile version