Ambasada e Federatës Ruse dhe konsulli rus i nderit në Maqedoni sot do ta shënojnë Ditën e diplomacisë ruse me dorëzimin e luleve para përmendores së Kryqit rus në parkun e qytetit në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Festa e diplomacisë ruse është konfirmuar me dekret nga kryetari i Federatës Ruse, Vlladimir Putin nga 31 tetori i vitit 2002, njofton AIM.
Në shënimin e Ditës së diplomacisë ruse në Manastir do të marrin pjesë përfaqësuesit e korit diplomatik dhe do të mbajnë fjalim ambasadori rus Oleg Shçerbak, konsulli rus i nderit në Manastir Sergej Samsonenko dhe kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski. /Telegrafi/