Site icon Telegrafi

Sot shënohet Dita e Alfabetit në Manastir

Manifestim me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip do të mbahet sot në Manastir në organizim të Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit pranë Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Behixhudin Shehapi, javë më parë theksoi se këtë vit për dallimet nga vitet e mëparshme pritet spektakël më i madh.

Ai theksoi se paraprakisht në orën 16:30 në kuadër të IK Muzeu i Alfabetit shqip në Manastir do të hapet Dhoma përkujtimore e Komisionit të alfabetit, në të cilën do të prezantohen 11 anëtarët e tij të cilët në vitin 1908, siç tha, kanë vendosur për këtë alfabet të ri të shqiptarëve në Maqedoni.

“Në kuadër të projektit qeveritar janë shpenzuar 7,9 milionë denarë që të rinovohen hapësirat e brendshme gjegjësisht Dhoma përkujtimore me sigura nga silikoni të 11 anëtarëve të Komisionit, i cili e ka marrë këtë vendim historik shumë të rëndësishëm për shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni por edhe në gjtihë botën. Më 19 nëntor për herë të parë do të hapen hapësirat e rinovuara në Muze për vizitorët”, deklaroi Shehapi.

Poashtu sot Shoqata e pedagogëve shqiptar dhe Komuna e Tetovës, në Pallatin e Kulturës-Tetovë, ora 17:00, organizojnë akademi solemne kushtuar 22 nëntorit. Do të ketë program të organizuar kulturo-artistik nga artistët tetovar dhe Orkestra e Qendrës së Artit-Elbasan. /Telegrafi/

Exit mobile version