Në organizim të Kryqit të Kuq të Bashkisë së Shkupit sot në pikën për të pastrehë – Momin Potok, do të shënohet Dita Botërore e të Pastrehëve.
Pika për të pastrehët në Momin Potok funksionon për të nëntin vit me radhë dhe ofron shërbime, ndihmë dhe mbështetje 50 të pastrehëve në bazë ditore, të cilët rregullisht e vizitojnë çdo të premte dhe ka për qëllim të mundësojë që ata t’i realizojnë të drejtat e tyre themelore dhe të riintegrohen në shoqëri.
Të pastrehët në këtë pikë mund t’i kontrollojnë shërbimet për mbajtje të higjienës, ndërsa me ta punon edhe një ekip mjekësh, një psikolog dhe punonjës social. Ata gjithashtu marrin edhe veshje, ushqim dhe të mira të tjera materiale./Telegrafi/