Një sërë aktivitetesh sot në Maqedoni do të shënohet 15 tetori – Dita botërore e shkopit të bardhë – simbol i personave të verbër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shoqata Kombëtare e të Verbërve, e cila përfaqëson interesat e më shumë se 2,550 personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar në Maqedoni, sot me rastin e Ditës Botërore të shkopit të bardhë do të japë falenderime për individë meritorë, institucione, gazetarëve dhe kompanive, gjegjësisht të gjithë mbështetësve të Shoqatës.
Me ftesë të kryetarit të Komunës së Radovishit, Sashko Nikollov, nesër anëtarët e këtyre OJQ-ve do të marrin pjesë në ngjarjen “Sumun dhe Tatlijë”.
Me rastin e kësaj Dite Botërore, këto dy organizata në 19 e këtij muaji do të hap edhe Qendrën e parë përfshirëse të të rinjve për personat me nevoja të veçanta shqisore. /Telegrafi/