Me disa ngjarje sot dhe nesër në Shkup, Manastir dhe Shtip do të shënohet 75-vjetori i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Organizatorë janë Bashkësia e hebrenjve në Maqedoni dhe Fondi i holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia, nën mbikëqyrjen e kryeministrit Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Programi përkujtimor dy ditor do të fillojë sot në Manastir, me vendosjen e luleve tek përmendorja e hebrenjve të deportuar nga Manastiri, marshin simbolik të grave dhe ngarje tjera.
Ndërsa në Shkup në Filharmoninë e Maqedonisë do të mbahet darkë përkujtimore, ku janë paraparë fjalime të presidentit Gjorge Ivanov, zv.ministrit të Mbrojtjes së shtetit të Izraelit, Eli Ben Dahan dhe përfaqësues tjerë./Telegrafi/