Site icon Telegrafi

Sot seancë e jashtëzakonshme për dërgimin e FSK-së në misione me Gardën Kombëtare të Iowa-s

Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, sot prej orës 18:00 do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Në njoftim thuhet se pikë e vetme e rendit të ditës është marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Lexo po ashtu FSK nga muaji mars në mision paqeruajtës me ushtrinë amerikane

“Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës më 31 dhjetor 2021, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ky vendim i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

Më tej thuhet se vendimi mbështetet në memorandumin që Qeveria e Republikës së Kosovës e ka nënshkruar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës. /Telegrafi/

Exit mobile version