Site icon Telegrafi

Sot seanca të tre Komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot senaca do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për financim dhe buxhet dhe për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji do të diskutojë për Propozim-ligjin për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike në lexim të parë.

Poashtu në rend të ditës të Komisionit për financim dhe buxhet janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për borxh publik në lexim të parë i propozuar nga deputeti Pavle Trajanov, raportet vjetore për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit në vitin 2015 dhe për gjendjen dhe lëvizjet e tregut të sigurimit në Maqedoni në vitin 2015.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie në mes komuniteteve në seancë do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Avokatin e Popullit në lexim të parë. /Telegrafi/

Exit mobile version