Telegrafi

Sot seanca ndaj Haradinajt në Francë

Në gjykatën në Colmar të Francës sot do të mbahet seanca e radhës  ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj.

Në seancën e cila nis në orën 14:00  pritet të paraqitet kërkesa e Serbisë për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës.

Lideri i AAK-së ishte arrestuar nga autoritetet franceze më 4 janar bazuar në një urdhërarrest të Serbisë.