Në gjykatën në Colmar të Francës sot do të mbahet seanca e radhës ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në seancën e cila nis në orën 14:00 pritet të paraqitet kërkesa e Serbisë për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës.
Lideri i AAK-së ishte arrestuar nga autoritetet franceze më 4 janar bazuar në një urdhërarrest të Serbisë.