Telegrafi

Konstituimi i Kuvendit të Malit të Zi – pritet të zgjidhet kryeministri dhe qeveria e re

Në Mal të Zi është duke u zhvilluar seanca konstituive e Kuvendit.

Në rend të dite të kësaj seance është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të dhomës më të lartë legjislative, shkruajnë mediat e këtij vendi, përcjell Telegrafi.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar më herët nga përbërësit e qeverisë së re, kryetar i Kuvendit do të zgjidhet Andrija Mandiq, kryetar i koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i cili do të mbështesë qeverinë e re.

Lexo po ashtu Abazoviq nuk shkon në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, shfaqet në Facebook

Ndërsa Lëvizja Evropa Tani, partia më e madhe politike në parlament, njoftoi se kandidati i tyre për nënkryetar të Kuvendit do të jetë Boris Pejoviq.

Ndërkohë Demokratët njoftuan se Zdenka Popoviq do të jetë kandidate e partisë për nënkryetare të Kuvendit.

Parlamenti i Malit të Zi pritet të votojë edhe për zgjedhjen e qeverisë së re të 44-të, ndërsa mandatari Milojko Spajiq e propozoi më herët programin dhe përbërjen e saj.

Ndërsa Nik Gjeloshaj, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të komunës së Tuzit në Mal të Zi pritet të jetë zëvendëskryeministër i qeverisë së re./Telegrafi/