Site icon Telegrafi

​Sot seanca e radhës ndaj Salih Mustafës

Gjykata Speciale ka caktuar konferencën e tretë në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Data për mbajtjen e konferencës së tretë statutore është caktuar për 14 dhjetor, në orën 15:00.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 28 shtator, ai nuk kishte nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.

Më 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja. Më 23 nëntor, gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.

 

Exit mobile version