Site icon Telegrafi

Sot seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës, në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje.

Në njoftimin e dërguar për media, në rend të ditës nuk figuron votimi për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Ja rendi i ditës: koha për deklarime jashtë rendit të ditës, koha për pyetje parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, votimi i Projektligjit nr. 05/L-098 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10, zgjedhja e tre anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave, zgjedhja e Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar, shqyrtimi i dytë i Projek tligjit nr. 05/L-077 për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënësve, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-081 për Energjinë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-084 për Rregullatorin e Energjisë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-082 për Gazin Natyror, shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i Raportit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2015, shqyrtimi i Raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2015, shqyrtimi i Raportit të Agjencisë Kosovare të Pronës për vitin 2015, shqyrtimi i Raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2015.

Exit mobile version