Telegrafi

Sot seanca e fundit për këtë sesion parlamentar

Kuvendi i Shqipërisë mbyll të hënën punimet e sesionit të gjashtë parlamentar të Legjislaturës së VIII-të.

Seanca plenare e së hënës ka në rendin e ditës ka 8 pika, midis të cilave dy marrëveshje koncesionare, ndryshime në kodin penal dhe ligji për rivlerësimin e pasurisë.

E hëna, e shpallur ditë pushimi për administratën me vendim qeverie, do të shënojë edhe seancën e fundit të sesionit të 6 të Kuvendit të Shqipërisë, legjislatura e tetë.

Me miratimin e projektligjeve të fundit për këtë sezon, deputetët dhe ministrat marrin pushimet për t’u rikthyer, në sesionin e 7 të kuvendit, që nis të hënën e parë të shtatorit, në datën 5.