Telegrafi

Sot rivarroset dëshmori Kapllan Ahmeti

Pas identifikimit të trupit të pa jetë të dëshmorit të kombit Kapllan Ahmeti, SHFD e UÇK-së në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Skenderajt, sot organizojnë ceremoninë e rivarrimit.

Rivarrimi i dëshmorit Kapllan Ahmeti bëhet në varrezat e dëshmorëve në fshatin Radishevë të Skenderajt.

Rivarrimi do të bëhet  me të gjitha ceremonitë  shtetërore. /Telegrafi/