Telegrafi

Sot rivarrosen dëshmorët Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi, homazhe në Kuvendin e Kosovës

Sot në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe në nderim të dëshmorit Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.

Pas homazheve në hollin e Parlamentit të Kosovës, do të mbahet një Akademi Përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë dhe pastaj do të bëhet rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet.

Homazhet në Kuvend do të mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00, në 12:30 do të ketë akademi përkujtimore për kolonel Ahmet Krasniqi ndërsa në orën 14:00 do të jetë ceremonia e rivarrimit në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Kohë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Qazim Jakupit dhe Ahmet Krasniqit në vendlindje.

Kolonel Ahmet Krasniqi është vrarë më 21 shtator 1998, në Tiranë.