Në Parlamentin e Maqedonisë sot duhet të vazhdojë debati për vlerësimin e bazës së Propozimit për ngritje të procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit, Gjorge Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Komisioni duhet të vazhdojë debatin e saj për ‘impeachment’ të Presidentit, e parashtruar nga deputetët e opozitës. Debati filloi më 13 qershor, ndërsa paraprakisht Komisioni kuvendor e vlerësoi bazën e propozimit nga deputetët e LSDM-së dhe koalicionit, ndërsa i mbështetur nga deputetët e BDI-së.
Miratimin e vendimit për ngritje të procedurës para Gjykatës Kushtetuese për konfirmi të përgjegjësisë duhet ta votojnë 82 deputetë. /Telegrafi/