Telegrafi

Sot rifillon procesi gjyqësor ”Lagja e Trimave”

Sot në ora 10 duhet të rifillojë gjykimi për rastin ”Lagja e Trimave”, ku janë të akuzuar 29 pesona, që ndërlidhen me luftimet në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky proces gjyqësorë duhet të fillojë nga fillimi, pasi që janë bashkuar dy lënë, pra grupit prej 29 anëtarësh, i është bashkuar grupi tjetër prej 8 anëtarësh, të cilët dyshohen se kanë qenë logjistikë e grupit të parë.

Për shkak të hapësirës së pamjaftueshme në Gjykatën e Shkupit, seanca duhet të mbahet në Gjykatën e lartë./Telegrafi/