Telegrafi

Sot ”Revolucioni Laraman” në Tetovë (Foto)

Sot do të vazhdoj ”Revolucioni Laraman” në Tetovë, i organizuar nga 9 organizata jo-qeveritare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protesta do të organizohet para Gjykatës Themelore Tetovë nga ora 19. Një javë më herët protesta u organizua nga po të njejtat organizata që dhanë mesazhe kundër vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e 56 funksionarëve, kundër vjedhjes së shtetit dhe kundër partizimit të shtetit.

U thumbuan edhe politikanët shqiptar për politika në dekadën e kaluar.

Në njoftimin e protestës thuhet ”Të bashkuar thërasim: Protestojmë! Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe!
Të nderuar bashkëqytetar, Ju ftojmë në protesta masive qytetare me 04.05.2016, në ora 19:00, para Gjykatës Themelore në Tetovë.
Tetova të zgjohet përsëri! Mjaft heshtëm! Protestojmë kundër kirimit, rrenave, ndarjeve dhe kundër çdo teritori të këtij regjimi që shkatroj dhe zbrazi vendin tonë.

Protestojmë për ty, për veten, për ne! Protestojmë për arsye se dëshirojmë të ardhme dhe liri, këtu!” thuhet në njoftimin në rrjetet sociale./Telegrafi/