Site icon Telegrafi

Sot fillon regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit

Sot fillon regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Një ditë më parë Kryesia e Kuvendit ka vendosur që për tri ditë radhazi deputetët e rinj të mund të regjistrohen në mënyrë që më 3 gusht të japin betimin në seancën konstituive.

Regjistrimi fillon që nga sot dhe vazhdon deri të premten.

Seanca konstituive e Kuvendit, deri në zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve  do të kryesohet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës.

 

Exit mobile version