Site icon Telegrafi

Sot publikohet raporti i ekspertëve të pavarur për vdekjen e Astrit Dehari

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, do të publikojë sot në mesditë raportin e ekspertëve të pavarur në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Konferenca do të mbahet në zyrat e avokatit Gashi, ku do të publikohet raporti i autopsisë mjeko -ligjore i ekspertëve të pavarur Dr.Besim Ymaj nga Tirana-Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj, FRCPath Consultant Pathologist nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 07 nëntor të këtij viti.

Sipas Avokatit Gashi, gjatë konferencës për media do të publikohen edhe fotografi të cilat e mbështesin raportin e ekspertëve të pavarur dhe do të sqarohet konkluzioni mbi shkaqet e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Exit mobile version