Site icon Telegrafi

Sot publikohen gjetjet e kontrollit të sistemit AKMIS në gjykatat e Maqedonisë

Në Ministrinë e Drejtësisë do të prezantohen sot gjetjet, respektivisht mospërputhjet nga kontrolli në funksionimin e sistemit informatik dhe mbikëqyrja e zbatimit të dispozitave të Rregullores Gjyqësore në gjykata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti do të prezantohet nga ministri i Drejtësisë, Bilent Saliji, në praninë e zv. ministrit Oliver Ristovski dhe dy përfaqësies të Komisionit që e ka kryer kontrollin.

Në lidhje me sistemin AKMIS, dyshime janë ngritur në raportin e ekspertëve të Reinhard Priebe-së. Ky sistem bën automatizimin dhe ndjekjen e lëndëve nga hapja fillestare përmes shpërndarjes, pa marrë parasysh nëse është lëndë penale, për kundërvajtje, etj.

Prandaj, Ministria e Drejtësisë krijoi komision për të bërë kontrollet në lidhje me këtë sistem./Telegrafi/

Exit mobile version