Site icon Telegrafi

Sot protestohet para Rektoratit të UP-së

Punëtorët teknik të fakulteteve të Prishtinës, sot do të protestojnë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas njoftimit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, protesta do të fillojë në ora 10:00, në të cilët punëtorët teknik do të kërkojnë pagesën e 0.5 për qind të stazhit të punës. /Telegrafi/

Exit mobile version