Site icon Telegrafi

Sot protestohet në Prishtinë kundër krimit e korrupsionit

Qytetarë të prekur pas publikimit të përgjimeve telefonike midis krerëve të PDK-së, njëherësh zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, kanë thirrur për sot protestë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që do të mbahet në ora 18:00

Kësaj proteste do t’i bashkohen edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një njoftim të kësaj lëvizje thuhet se Vetëvendosje mbështet fuqishëm protestën e organizuar nga shoqëria civile, meqë sipas tyre reagimi qytetar ndaj një grushti zaptuesish është shpresa e vetme.

“Lëvizja Vetëvendosje mbështet pa rezervë protestën e organizuar nesër nga shoqëria civile kundër krimit e korrupsionit shtetëror. Publikimi i bisedave të fundit telefonike midis krerëve të PDK-së, e ka dëshmuar në zë e në figurë kapjen e shtetit nga strukturat kriminale që gjenden në maje të piramidës shtetërore”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Telegrafi/

Exit mobile version