Telegrafi

Sot protestohet kundër Car Llazarit

Qytetarët e Mitrovicës sot do të mbajnë protestë paqësore për të kundërshtuar ngritjen e shtatores së “Car Lazarit” në veri të vendit, si dhe ndërtimin e lagjes serbe “Lugina e Diellit” po në këtë pjesë të qytetit.

Protesta do të mbahet sot pasdite, në orën 16:00 pranë Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Ndër kërkesat e protestës janë: Heqja e bustit “Car Llazari”, ndalimi i punimeve në lagjen “Lugina e Diellit”, kthimi i 11.500 qytetarëve shqiptarë të pjesës veriore në shtëpitë e tyre dhe kërkimi i përgjegjësisë për 11 viktimat e vrara nga Oliver Ivanoviqi, si dhe heqja e “Parkut të Paqes” nga Ura e Ibrit.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka bërë thirrje që të mos përkrahet kjo protestë.