Site icon Telegrafi

Sot protestohet në Greqi për “karakterin grek të Maqedonisë”

Sot do të protestohet në 13 qytete të pjesës veriore të Greqisë për “karakterin grek të Maqedonisë”.

Organizatorët i thërrasin grekët që me flamuj grek dhe masovikisht të marrin pjesë në këtë protestë.

Protestat organizohen në Pella, Kavala, Drama, Sers, Kukush, Polikastër, Voden, Lerin, Kostur, Ptolemaidë, Katerinë, Lagadas dhe Nea Mudanja në Halkidiki.

Mediat greke raportojnë se protesta do të mbahene dhe në tetë qytete tjera greke, të pavarura nga organizimi i protestës në 13 qytetet e lartpërmendura./Telegrafi/

Exit mobile version