Sot në Gjenevë do të mbahet një protestë kundër ndalimit të padrejtë të gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, si dhe moslirimit të plotë të tij nga Franca.
Shoqëria “Lëvizja” e konsideron ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tij.
Shoqëria “Lëvizja” e mbështetë këtë protestë legjitime dhe fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste.
Protesta fillon nga ora 14:00, në këtë adresën Plaine de Plainpalais CH-1205 Geneve, njofton kryesia e Shoqërisë “Lëvizja” – Dega në Zvicër.
Edhe në Shtuttgart të Gjermanisë, bashkatdhetarët do të protestojnë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Protesta fillon në ora 13:00 në “70173 SCHLOSSPLATZ”.
Drejtësia franceze e ka liruar me kusht Hardinajn, por lideri AAK-së do të detyrohet të qëndrojë në Francë deri në marrjen e vendimit për lirimin e tij, transmeton KosovaPress.