Mos kini frikë! Ne qytetaret dhe qytetarët e Maqedonisë nga të gjithë etnitë, dhe nga prejardhje të ndryshme politike, më 5 maj 2015 treguam, dhe më 12 prill 2016 konfirmojmë se nuk ndjejmë më frikë, por vetëm hidhërim, zemërim, inat nga sundimi autoritar dhe qeveriia e korruptuar, thuhet ndër të tjera nga Lëvizja Protestoj.
Lëvizja Protestoj sot njoftoi protestat që do të mbahen sot në 10 qytete në të gjithë vendin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Protestat e orës 18:00 sot fillojnë në Shkup, Dellçevë, Radovish dhe Kërçovë. Në Veles dhe Vallandovë në ora 18:30, në Strumicë, Prilep dhe Manastir në ora 19:00 dhe Gjevgjeli 19:30. /Telegrafi/