Site icon Telegrafi

Sot promovohet Qendra për personat me nevoja të veçanta në Gjevgjeli

Qendra për persona me nevoja të veçanta do të promovohet sot në Gjevgjeli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qendra është pjesë projektit ‘HUBilities-Formimi i qendrës për persona me nevoja të veçanta në Gjevgjeli’.

Aktivitetet e Qendrës përfshijnë: programi për ndërhyrje të hershme në dhomën senzorna, dhomë terapeutike për fizioterapi, program profesional për të përmirësuar aftësitë e jetesës dhe trajnim për punë përmes disa punëtorive, mbështetje socio-edukative për prindërit, aktivitetet për zhvillimin e kapaciteteve dhe ekspertëve nga qendra e aktiviteteve për përfshirje sociale të fëmijëve me zhvillim tipik.

Vlera e projektit është 290 mijë euro dhe do të realizohet në tre vitet e ardhshme. Qëllimi kryesor i projektit është që të rritet integrimi social dhe zhvillimi i fëmijëve me nevoja të veçanta. /Telegrafi/

Exit mobile version