Site icon Telegrafi

Sot promovohet doracaku për aktivitete sportive dhe lojëra zbavitëse për fëmijë dhe të rritur

Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik për arsim sot organizon promovimin e Doracakut ’40 aktivitete sportive dhe lojëra zbavitëse për integrimin e fëmijëve dhe të rrinjëve’, pwrcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ngjarje do të marrin pjesë nxënës, mësuesë dhe drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, përfaqësues të USAID-it, institucione arsimore, organizata ndërkombëtare, organizata qytetare, bashkësia donatore dhe të tjerë.

Në këtë ngjarje, nxënësit do të demonstrojnë aktivitetet sportive dhe lojëra zbavitëse nga doracaku, të cilat mundësojnë ndër-veprim ndërmjet nxënësve nga përkatësi të ndryshme etnike dhe përparimin e integrimit multietnike, ndërsa të gjithë mund të marrin pjesë në të njëjtat lojëra./Telegrafi/

Exit mobile version