Site icon Telegrafi

Sot pritet të shënohen temperaturat më të ulëta këtë dimër në Maqedoni

Vazhdon moti me vranësira të ndryshueshme dhe shumë i ftohtë me erë të përforcuar veriore dhe temperaturë e cila sot në mëngjes do të ulet deri minus 22 gradë. Sipas meteorologëve sot do të jetë më ftohtë në Berovë dhe Mavrovë me -22 gradë celcius, Demir Kapi -21, Manastir -20, Prilep -19, Tetovë-18, Shkup -17, Shtip dhe Strumicë -16, Ohër -15 dhe Gjevgjeli -11, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat ditore të hënën dhe të martën do të jenë nën zero, ndërsa nga e enjtja do të ketë rritje dhe të premten do të arrijnë deri tetë gradë./Telegrafi/

Exit mobile version