Site icon Telegrafi

Sot pritet të regjistrohet “Bindja Demokratike” nga opozita e re

Bindja Demokratike pritet që të regjistrohet sot në gjykatën e Tiranës si forcë politike dhe më pas vendimi kalon në KQZ për tu regjistruar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Mbrëmjen e djeshme themeluesit e Bindjes Demokratike zhvilluan një takim 3-orësh, ndërsa Astrit Patozi ishte fjalë pak për gazetarët.

“Faleminderit shumë për këtë vëmendje kaq të madhe. Ju kërkoj ndjesë që nuk jua shuaj dot kërshërinë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur por asgjë për të treguar sot. Nesër do të kemi një komunikim për të gjithë ju post-faktum”, tha Patozi.

Partia më e re në radhët e opozitës, Bindja Demokratike, duket se do të drejtohet nga ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi. /Telegrafi/

Exit mobile version