Site icon Telegrafi

Sot pritet protesta më e madhe e studentëve pra Qeverisë së Shqipërisë

Protesta e studentëve pritet të kulmojë sot me pjesëmarrjen më masive në ditën e gjashtë të rezistencës së tyre para Ministrisë së Arsimit.

Mbledhja e tyre do të nisë nga Fakultete respektive nga ora 08:30 për të marshuar më pas të gjithë së bashku drejt Ministrisë.

Studentët janë shprehur se sot do të merret edhe vendimi i vijueshmërisë së protestës nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat.

Ata kanë lënë orën 16:00 të së martës, si afatin përfundimtar kur qeveria duhet të plotësojë kushtet që kërkojnë, në të kundër bashkarisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri me faj rektorët e universiteteve për VKM, dhe disa herë u përpoq të nënvizonte se nuk kishte lidhje qeveria me tarifat dhe nëse duheshin plotësuar kërkesat duhej dialog pasi qeveria nuk mund të ndërhynte pasi vendimmarrja ishte e Universiteve të cilat janë autonome. /Telegrafi/

Exit mobile version