Telegrafi

Sot pritet nga Gjykata Penale vendimi për vrasjen e Nikolla Sazdovskit

Në Gjykatën Penale sot duhet të marrë vendim për vrasjen e Nikolla Sazdovskit, rast ku të akuzuar janë tre persona, dy prej të cilëve janë në burg ndërsa tjetri është në arrati.

Rasti filloi më 9 nëntor vitin e kaluar dhe e udhëheq gjyqtarja Daniela Aleksovska Stojanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 7 shkurt u krye rikonstruktimi i vrasjes së Sazdovskit në praninë e dëshmitarëve dhe ekspertëve.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit të cilët dy janë në paraburgim ndërsa i treti në arrati vitin e kaluar më 29 korrik e kanë rrahur Sazdovskin në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë.

Nga lëndimet e marra, Nikolla Sazdovski më 9 qershor të vitit 2018 ndërroi  jetë në qendrën klinike “Nëna Terezë” në Shkup./Telegrafi/