Telegrafi

Sot pritet edhe prezantimi i iWatch

Në fakt, Eddie Cue nga Apple më herët pati thënë se këtë vit, linja e produkteve të Apple është më e mira për më shumë se 25 vjet, dhe njëra prej pajisjeve që do ta shohim sot nga Apple pritet të jetë edhe ora e shumë-përfolur, iWatch.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse iWatch do të prezantohet sot, apo në një ngjarje tjetër e cila i dedikohet tabletit të kompanisë, iPad, edhe pse besohet se prezantimi zyrtar i saj do të ndodhë sot.

Edhe pse gjenerata e re e iPhone është lajmi kryesor i kësaj ngjarje, edhe një pajisje tjetër e re mund të ofrohet sot nga Apple, duke përfshirë orën iWatch apo televizorin Apple HDTV. (Telegrafi)