Konfederata e biznesit të Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin për menaxhment mbështetje dhe Shoqata e biznesit të grave të Maqedonisë, sot do ta prezantojë projektin ‘Program për (vetë)punësi, të nënave beqare’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti, i cili do të zbatohet në kuadër të Programit operativ për zhvillim të resurseve njerëzore 2007-2013, gjatë vitit 2017 fillimisht do t’i përfshijë nënat beqare të papunësuara, të cilët jetojnë në territorin e Shkupit, Shtipit dhe Manastirit, gra të papunësuara dhe viktima të dhunës familjare, njofton AIM.
Qëllimi i projektit është që të zhvillohet modeli për mbështetje të nënave beqare dhe grave-viktima të dhunës familjare në procesin e punësimit të tyre dhe vetë-punësimit.
Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/