Telegrafi

Sot po mbahet konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Pjetër Shalës

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”.

Konferenca ndaj Shalës ka nisur në orën 09:30.

Referuar njoftimit të Gjykatës Speciale konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Shala, e nisur në ora 09:30 pritet të zgjasë deri në orën 13:00.

Ish ushtari Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021.

Ai ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

Krimet për të cilat akuzohet Shala thuhet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/