Site icon Telegrafi

Sot pesë vite më parë Kane dhe Vardy ngrohnin stolin e Leicesterit

Foto: Getty Images

Ishte 12 maji i 2013 dhe po zhvillohej ndeshja e dytë e play-offit në Championshim mes Watfordit dhe Leicester Cityt.

Kjo ndeshje vazhdon të komentohet nga tifozët, por jo për rezultatin (3-1).

Por, për faktin se në bankën rezervë të skuadrës mysafire ishin dy nga sulmuesit më të mirë aktualisht në botën e futbollit.

Bëhet fjalë për Jamie Vardyn dhe Harry Kane, ky i fundit u inkuadrua në pjesën e dytë.

Kanë kaluar pesë vite dhe për dy lojtarët kanë ndryshuar shumë gjëra, si në aspektin individual dhe atë grupor.

Lexo po ashtu Akademia e Arsenalit nuk e mbajti Harry Kanen se ishte "topolak dhe aspak atletik", por tash janë penduar

Kane ishte i huazuar te ‘Dhelprat’ nga Spurs (ku edhe aktualisht luan), ky shënoi dy gola në 15 paraqitje në të gjitha garat.

Ndërsa në atë sezon Vardy shënoi pesë gola në 29 paraqitje në të gjitha garat.

Sot, ata janë dy nga sulmuesit më të mirë jo vetëm në Ligën Premier, por edhe në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version