Telegrafi

Sot përvjetori i gjenocidit grek mbi popullsinë shqiptare në Çamëri

Sot është dita e gjenocidit grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, transmeton Telegrafi.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më 1994 votojë datën e 27 qershorit si dita e gjenocidit grek kundër çameve. Kjo datë u vu pasi më 27 qershor 1944 ushtria greke EDES e udhëhequr nga Napoleon Zerva dhe Mitropoliti i Paramithisë Dhorotheos hynë në Paramithi ku u pritën paqësisht nga popullësia shqiptare.

Pasditën e asaj dite filloj masakra ku u masakruan rreth 600 burra, gra dhe fëmi. Ky gjenocid zgjati deri në vitin 1945 ku u vranë rreth 3.000 shqiptarë të Çamërisë, u larguan me dhunë nga shtëpite e tyre 30.000 dhe vdiqën rrugës për në Shqipëri si pasojë e plagëve, urisë dhe lodhjes rreth 2.500 persona.

Kjo ditë përkujtohet çdo vit nga shqiptarët e Çamërise, shoqata ‘Çamëria’ dhe partia PDIU e cila ka si pikë referimi zgjidhen paqësore të çështjes çame./Telegrafi/