Site icon Telegrafi

Sot përurohet stadiumi olimpik ‘Adem Jashari’ (Video)

Ky renovim që filloi vitin e kaluar, ka përfunduar duke u vendosur 18 mijë ulëse dhe u shpenzuan rreth 740 mijë euro, investime këto që i bëri Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit.

Qeveria e Kosovës ka investuar në renovimin e plotë të këtij stadiumi, për t’u përgatitur për ndeshjet miqësore që do t’i ketë reprezentacioni i futbollit të Republikës së Kosovës, e që do të zhvillohet me 5 mars, po në këtë stadium.

Kjo është ndeshja e parë miqësore zyrtare ndërkombëtare e Përfaqësueses së Kosovës, përballë Përfaqësueses së Haitit, ku ndër të tjerash është raportuar nga mediat se deri më tani janë shitur të gjitha biletat, gjithsej 16 mijë, për ndeshjen miqësore Kosova dhe Haiti. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version