Telegrafi

Sot përurohet obelisku i Adem Jasharit në Aeroport

Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari” në ora 15 do të bëhet përurimi i obeliskut të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jasharit i cili është i vendosur para Terminalit të ri të këtij aeroporti.

Kryetari i Bordit të Aeroportit, Bekim Jashari ka treguar se si Bord kanë marrë vendim dhe kanë bërë propozim për emërimin e Aeroportit me emrin e Komandantit legjendar Adem Jashari.

“Si bord më 2010 kemi marrë vendim dhe kemi bërë propozim për emërimin e Aeroportit për emërimin sipas Komandantit Adem Jashari. Pas propozimit tonë ky vendim është miratuar edhe në Qeverinë e Kosovës. Si Bord i Aeroportit kemi marr po ashtu pas një muaji që këtij aeroporti i nevojitet edhe një shtatore e komandantit”, tha Jashari për RTK-në Transmeton Telegrafi.

Obelisku i me figurën e Adem Jasharit është ideuar nga kompania Paper Communications ndërsa është realizuar nga Kompania Fortesa Home, ai kap shumën e 300 mijë euro.

“Një dhuratë shumë e madhe që është bërë shqiptarëve në përgjithësi”, e ka vlerësuar obeliskun anëtari i Familjes Jashari Bekim Jashari.

Ndërkaq Jashari ka folur edhe për ndjenje në këtë festë ai ka thënë se ndjehet i gëzuar dhe i lumtur që është shqiptarë. /Telegrafi/