Testi i Arritshmërisë do të përsëritet sot në komunën e Gjilanit, Dragashit dhe Hanit të Elezit.
Kjo për shkak se rezultatet e testit të mbajtur më 21 maj të këtij viti, janë vlerësuar nga Ministria e Arsimit si jo reale dhe jo të besueshme, si dhe administrimit jo i mirë i këtij procesi.
Testi në këto komuna do të fillojë nga ora 10:00.
Ministri i Arsimit, dhe kryetari i Gjilanit, do të vizitojnë nxënësit të cilët do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, në shkollën “Selami Hallaqi” dhe “Musa Zajmi”.