Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot duhet ta vazhdojë debatin për punën e PSP-së prej 15 marsit deri më 15 shtator 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rend dite të Komisionit është edhe Raporti vjetor për punën e Prokurorisë Publike në RM në vitin 2015.
Rikujtojmë opinionin se debati i komisionit për raportin e PSP-së filloi të mërkurën e javës së kaluar.
Poashtu në Parlament për sot janë përcaktuar edhe seanca të Komisionit për financim dhe buxhet, të Këshillit buxhetor të Kuvendit të RM-së dhe të Komisionit Ligjdhënës juridik. /Telegrafi/