Kuvendi i RM-së sot duhet ta vazhdojë debatin për ribalancin e Buxhetit për vitin 2017. Kjo është dita e tretë nga pesë ditët e parashikuara sipas Rregullores për propozimin e plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit për vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shumica qeveritare dhe opozita deri tani janë shprehur me qëndrime të kundërta për shkurtim të mjeteve nga Buxheti.
Opozita konisederon se ndryshimi i arkës së shtetit si jo të zhvilluar dhe joproduktive, njofton AIM.
Nga ana tjetër ministri i Financave Dragan Tevdovski duke e elaboruar ribalancin e Buxhetit tha se qëllimi bazik është zvogëlimi i shpenzimeve joproduktive dhe sigurimi i hapësirës për masat të cilat do të thonë përforcim i kohezionit social midis qytetarëve dhe mbështetje të ndërmarrjeve vendore.