Për shkak të sëmurjes të një pjese të gjykatësve në Gjykatën e Lartë, në një kohë të pacaktuar është shtyrë seanca e sotme gjyqësore. Në seancë duheshte të vendoset nëse PSP mund t’i shfrytëzojë në procedura gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këshilli i Gjykatës së Lartë për së dyti herë do të diskutojë se kush mund të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe nëse bisedat e përgjuara nga ‘bombat’ e opozitës mund të shfrytëzohen në procedurë gjyqësore si dëshmi, ose, përsëri, përfaqësojnë vetëm tregues.
Të gjitha çështjet e lidhura me këtë problematikë, për të cilën sot duheshte të bisedohet në dyer të mbyllura në Gjykatë, ishin dorëzuara pikërisht nga kryetari i sapozgjedhur të këtij gjyqit, Jovo Vangelovski. /Telegrafi/