Me sesionin ”Përmirësimi i menaxhimit me migrimin ndërkombëtarë mbi bazat e të drejtave të njeriut”, sot përfundon Sesioni vjeshtor i Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë sesion do të flasin ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski dhe kryesuesi i Komitetit për migrim në AP të OSBE-së, Filipo Lombardi, e më pastaj do të vazhdojë debati.
Përndryshe, sesioni vjeshtor i AP-së të OSBE-së ka filluar pardje me Forumin mesdhetar dhe vazhdoi me konferencën parlamentare, me temë ”Forcimi i masave të ndërtimit të besimit dhe qeverisja e mirë në rajon e OSBE-së”./Telegrafi/