Telegrafi

Sot përfundon rinumërimi i votave

Procesi i rinumërimit të 1,407 vendvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pritet të përfundojë sot pasi kanë mbetur edhe 37 vendvotime për t’u rinumëruar.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit do të përfundojë sot.

“Procesi i rinumërimit të 1407 vendvotime sipas vendimit të PZAP-it do të përfundonë sot (e diele). Janë vetëm edhe 37 vendvotime që do të rinumërohen sot”, tha ai për Ekonomia Online.

Procesi i rinumërimit ka filluar pasditen e 13 nëntorit. Mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune, prej orës 08:00 deri në mesnatë, ishte rreth 130.

Procesi i rinumërimit ka filluar pasditen e 13 nëntorit. Mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune, prej orës 08:00 deri në mesnatë, ishte rreth 130.

Lexo po ashtu KQZ: ​Nesër përfundon procesi i rinumërimit të votave

Ndërkaq dje është njoftuar se më 12 nëntor, në KQZ kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora.

Për këto, Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në PZAP, me pretendimin se edhe ato duhet të pranohen siç u pranuan edhe votat e mëparshme që erdhën me vonesë nga jashtë. Me vendim të Gjykatës Supreme, ato u pranuan dhe u numëruan.

PZAP-ja pritet që deri të hënën të vendos rreth këtyre votave para se të certifikohet rezultati final i zgjedhjeve që pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/