Sot pritet të përfundojë rinumërimi i 117 kutive të votimit sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Këtë e ka konfirmuar për “Zeri.info”, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Sot do të përfundojë rinumërimi i të gjitha kutive të votimit sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë ai.
Sipas Elezit, pasi që të përfundoj rinumërimi i të gjitha kutive të votimit, KQZ-ja duhet të pres vendimin e Gjykatës Supreme për t’i certifikuar rezultatet.
“Pas kësaj, KQZ-ja do të presë edhe vendimmarrjen e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat eventuale për të proceduar tutje drejt certifikimit të Rezultateve Përfundimtare”, ka thënë Elezi për “Zeri.info”.
I pyetur se sa mund të zgjas ky proces, ai ka thënë se kjo varet nga vendimi i Gjykatës Supreme.
“Duhet të presim Supremen se çfarë vendimesh do të marrë në rast të ndonjë ankese eventuale”, ka deklaruar Elezi për “Zeri.info”.