Site icon Telegrafi

Sot përfundon projekti për sanimin e rrëshqitjes së dheut në fshatin Prisojnicë

Komuna Mavrovë Rostushë dhe projekti i USAID-it për strategji komunale për ndryshimet klimatike, sot do ta shënojnë përfundimin e sanimit të rrëshqitjes së dheut në fshatin Prisojnicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë masë adaptuese, pritet të zvogëlohen presionet në rritje ndaj resurseve të tokës, si dhe pasojat e drejtpërdrejta nga ndryshimet klimatike.

Banorët e Mavrovo Rostushë e identifikojnë masën për mbrojtje nga rrëshqitja e dheut si një nga masat kryesore për adaptimin e saj ndaj ndryshimeve klimatike, të definuar në strategjinë për ndryshimet klimatike të komunës. Me ndërtimin e mureve të qëndrueshme për parandalimin nga rrëshqitja e dheut në fshatin Prisojnicë, dukshëm do të nxitet kapaciteti i bashkësisë për menaxhim më efikas me ndryshimet klimatike në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version